Qeveria ka përmbushur vetëm 47% të agjendës legjislative: Çeku, Sveçla dhe Gërvalla më të dobëtit
Deri ne fund të muajit shtator, Qeveria e Kosovës ka përmbushur vetëm 47% të Programit Legjislativ që kishte planifikuar për këtë vit.
Ndonëse Qeveria ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ 5 herë, deri me tani përqindja e realizimit nuk ka kaluar gjysmën e planifikimeve për t’u miratuar dhe proceduar për në Kuvendin e Kosovës.
Sipas “Betimit për Drejtësi” deri me tani kabineti qeveritar ka miratuar 45 projektligje nga 98 të planifikuara.
Në këtë aspekt më se keqi qëndron Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministria e Hajrullah Çekut ka realizuat vetëm 20% të agjendës, kurse ministria e Xhelal Svçlës dhe Donika Gërvallës kanë realizuar vetëm 25% të agjendës se tyre legjislative.
Numrin më të lartë të miratimit të projektligjeve e ka arritur Ministria e Mbrojtjes me 100%.
Zyra e Kryeministrit me 75%, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me 75%, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 75%, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 63%, Ministria e Drejtësisë me 60% dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve 52%.
Më 25 janar të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte miratuar Programin Legjislativ për vitin 2023 me gjithsejtë 100 projektligje.