Qeveria ia jep hua 10 milionë euro Telekomit
Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për huamarrje për “Telekomin e Kosovës ”.
Vlera e kësaj huaje është 10 milionë euro.
“Paraqes kërkesën për huamarrje në vlerë 10 milionë euro nga Telekomi i Kosovës, e cila kërkon miratimin në parim në qeveri. Me bordin e duhur dhe me përkushtim e qeverisë për ta mbështetur ndërmarrjen, ajo ka filluar që të këndellet. Vështirësitë nuk janë tejkaluar të gjitha, që nga e kaluara e errët që shkaktojnë here pas hëre si në rastin konkret që ndërrmarrja ka llogari të bllokuara nga një rast i mëhershëm”, tha ministri Murati.