Qeveria emëron bordin e KRU "Gjakova", këta janë anëtarët e rinj - NACIONALE

Qeveria emëron bordin e KRU "Gjakova", këta janë anëtarët e rinj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të ndërmarrjes publike, kompanisë rajonale të Ujësjellësit, “Gjakova” SH.A.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Urim Gashi është zgjedhur kryesues i këtij bordi, ndërkaq, Arianeta Nura, Vildane Maloku dhe Jeton Haxhijaha, janë zgjedhur anëtarë.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhje bëri të ditur se mandati i tyre do të zgjasë tri vite.

Kurti ka thënë se në lidhje me listën e ngushtë, kanë qenë tetë ankesa, ku prej tyre komisioni i ka aprovuar pesë dhe i ka refuzuar tri.

Lista përfundimtare i është përcjellur Asociacionit të Komunave të Kosovës, e cila i ka propozuar qeverisë emërimin e kandidatëve të lartëpërmendur.