Qeveria e Shqipërisë ndihmon Bujar Bukoshin, ndan 50 mijë euro për shërimin e tij
Qeveria e Shqipërisë i ka dalë në ndihmë ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, Bujar Bukoshi. Më 28 dhjetor ekzekutivi shqiptar ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë euro për trajtimin e Bujar Bukoshit,
“Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi bulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bujar Bukoshi, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”, është thënë në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë.
Bukoshi ka qenë kryeministër i Kosovës në ekzil para luftës.
Ndërsa në Qeverinë Thaçi ai ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryeministrit.
Edhe Qeveritë e mëparshme në Kosovë kanë ndarë mjete financiare për trajtimin e tij mjekësor.
Bukoshi që disa vite vuan nga një sëmundje të rëndë.