Qeveria e re, Elbert Krasniqi thotë se do të jetë vetëm pjesë e koalicionit të Kurtit - NACIONALE

Qeveria e re, Elbert Krasniqi thotë se do të jetë vetëm pjesë e koalicionit të Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili sërish ka fituar ulëse në Kuvend e Kosovës, ka thënë se do ta vazhdoi bashkëpunimin me kryeministrin Albin Kurti.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka thënë se për formimin e qeverisë se re do të bashkëpunojë vetëm me LVV-në.

Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar. Dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019, kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të VV’së. Kështu që, gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbeismin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, ka thënë Krasniqi, në një konferencë për media.

Lajme të ngjashme