Keto vendime mori sot Qeveria në mbledhjen e parë
Qeveria e re e Kosovës mbajti mbledhjen e parë inauguruese dhe miratoi një seri projektligjesh.
U aprovua ratifikimi i marrëveshjes me BE-në për zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, që i hap rrugë përfitimit të 882.6 milionë eurove.
U miratuan gjithashtu marrëveshje financimi me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për programin e parë të Politikave Zhvillimore, si dhe një marrëveshje kredie me BE-në për Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, me synim përshpejtimin e integrimit evropian.
Qeveria aprovoi kredi për projektin KOMPAS në shëndetësi (18.6 milionë euro) dhe për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.
Po ashtu, u miratua Buxheti 2026 prej rreth 4 miliardë euro dhe u kërkua zgjatja e buxhetit aktual edhe për mars 2026.