Qeveria e miraton buxhetin për vitin 2026
Qeveria e re e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e parë të qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti tha se po e “risjellin” buxhetin, pasi qeveria e tij në detyrë vitin e kaluar e kishte miratuar atë, me gjithë pasigurinë se Kuvendi do të mund ta shqyrtonte miratimin e tij.