Qeveria e mban mbledhje elektronike, këto janë disa nga vendimet - NACIONALE

Qeveria e mban mbledhje elektronike, këto janë disa nga vendimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 192-të në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:

– Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

– Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;

– Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

– Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

– Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar.

Lajme të ngjashme