Qeveria e Kosovës miraton tetë vendime nëpërmjet mbledhjes elektronike - NACIONALE

Qeveria e Kosovës miraton tetë vendime nëpërmjet mbledhjes elektronike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se ka mbajtur një mbledhje elektronike dhe ka miratuar tetë vendime.

Sipas njoftimit, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë miratuar shtatë vendime për marrjen e masave për nismat e marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e atyre që qëndrojnë pa autorizim në ato vende.

Gjithashtu është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë të pasurisë së paluajtshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik në rajonet kadastrale Jesenoviku i Epërm dhe Banj, Zubin Potok, Zubin Potok dhe Bistric dhe Koshtov dhe Leposaviq.

Vendimet e miratuara me propozim të MPB-së:

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Çadit mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë mbi ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Portugalisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Libisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bregut të Fildishtë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Lajme të ngjashme