Qeveria e Kosovës e dënon incidentin në Gramsh: U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë
Qeveri e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me sulmin kimik në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Kryeministri Albin Kurti në emër të Qeverisë u ka dëshiruar shërim të shpejtë ushtarëve.
Komunikata e plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.
U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.
Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes.