Qeveria e Albin Kurtit “rekord në shpenzime të lluksit”, thotë Shala i PDK-së
Shpenzimet në numra të majme parash për udhëtime jashtë vendit nga Qeveria e Kosovës “kanë thyer rekordin e të gjitha qeverive tjera”, ka thënë Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala.
Për gjashtë mujorshin e parë të këtij viti me 5.25 milionë euro, Shala u shpreh se këto shifra janë tejet të larta.
“Janë shpenzime shumë të larta, kostoja e Qeverisë në luksin institucional është e lartë si asnjëherë tjetër dhe është rekord i të gjitha qeverive në Kosovë”, ka deklaruar Shala.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se Qeveria ka demantuar premtimet e veta me statistikat e shpenzimeve të udhëtimeve.“Qeveria në kohën e ardhjes në pushtet kishte premtuar reforma të mëdha , zvogëlim të shpenzimeve, zvogëlim në minimum të udhëtimeve zyrtare, të veturave dhe pjesëve të tjera të luksit qeveritar, fatkeqësisht të gjitha këto janë të demantuar nga vetë qeveria dhe statistikat”, thotë ai për FrontOnline.