Qeveria demanton dokumentin për Asociacionin të publikuar nga mediat - NACIONALE

Qeveria demanton dokumentin për Asociacionin të publikuar nga mediat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka demantuar dokumentet e publikuara në media që kishin të bëjnë me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se dokumenti nuk përkon me propozimin evropiano-amerikan.

“Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si "draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe" absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara.” – ka thënë ai.

Në fund, Kryeziu është shprehur:

“Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyren e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut”.

Lajme të ngjashme