Qeveria del me komunikatë për takimin e “paplanifikuar” Kurti – Lajçak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, para se të përfundojë seanca.
Ai nuk e dha asnjë shpjegim për një gjë të tillë, por më vonë u mor vesh se arsyeja e vertetë për një gjë të tillë, ishte ardhja e emisarit Lajçak, në Kosovë.
Kurti u quajt “tuc” nga kryeopozitari Krasniqi, në momentin kur po lëshonte sallën.
Komuniakata e plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.
U bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan z. Lajčák për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces.