“Qeveri me duar të pastra”, Haxhiu: Jemi të pakorruptuar, nuk tolerojmë keqpërdorimet
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është duke marrur pjesë në seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punevë të Jashtme, Donika Gërvalla.
Haxhiu gjatë fjalës së sajë ka thënë se, Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar në reformën në drejtësi si dhe në luftën kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Theksojmë nevojën për profilizim më të madh të policëve, prokurorëve e gjyqtarëve. Si qeveri jemi duke punuar të shtojmë buxhetin për institucionet e drejtësisë me qëllim që ata të kenë mundësi të luftojnë edhe veprat e tjera. Është e rëndësishme që sot institucionet e Kosovës janë të pakorruptuara, kemi qeveri me duar të pastra që nuk toleron keqpërdorime dhe adreson secilën shkelje që mund ta gjejmë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se ndjehet e shqetësuar për rritjen e rasteve të dhunës në familje, prandaj dhe ka miratuar strategjinë kombëtare kundër dhunës në familje.
“Jam po aq e shqetësuar sikurse qytetarët me rritjen e rasteve të dhunës në familje. Ende vlerësoj se një përqindje e vogël po raportojnë dhunën. Kemi ndërmarrë disa veprime, kemi miratuar strategjinë kombëtare kundër dhunës në familje, kemi ofruar mbrojtje juridike për gratë dhe vajzat e mbijetuara të dhunës”, tha Haxhiu.
Ministrja Haxhiu ka thënë se synimi i qeverisë është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.