Qesharake | E injoron, por e dëgjon: Gërvalla e “detyron” presidenten të “testojë” karrigen në Mitrovicë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me dy ish-bashkëpartiaket, Donika Gërvalla dhe Fatn Pecil, të cilët nuk e përkrahen për presidente në mandantin e dytë.
Raportet e tyre të ftohta dhe momente qesharake janë vërejtur gjatë gjithë aktivitetit që kanë marrë pjesë.
Ndonëse presidentja Osmanin e injoronte vazhdimisht Donika Gërvallën, kjo e fundit mundohej që të bisedonte me shefen e shtetit.
Në një moment që e ka kapur media lokale “Mitropol”, Gërvalla i flet me buzëqeshje të pares së shtetit, duke i thënë që te ketë kujdes më karrigen.
Megjithatë, Osmani pasi ia bën një “test” karriges vazhdon të injoroi Gërvallen, duke e kthyer kokën nga kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.