Qerim Qerimi zgjidhet rektor i UP-së
Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës.
Ai është zgjedhur pas votimit të fshehtë që ndodhi sot, raporton Nacionale.
Qerimi në planin e tij të prezantuar, ka thënë se synon që plagjiaturën ta zgjidhin me bashkëpunim me profesorët ndërkombëtarë.
Për këtë pozitë kishin aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.
Profesori Qerim Qerimi ishte pjesë edhe e Komisionit të Venedikut.