Qendra e Studentëve i reagon Komunës së Prishtinës: Problemi me qentë endacak është shqetësues
Qendra e Studentëve të UP-së ka reaguar në mënyrë publike ndaj Komunës së Prishtinës.
Reagimi lidhet me problemin e qenve endacakë.
QS e UP-së e ka cilësuar si shqetësues këtë problematikë.
“Problemi me qentë endacakë është bërë shqetësuese dhe shumë e rrezikshme për studentët banues në konvikte, puntorët dhe qytetarë kalimtar të rastit të cilët shfrytëzojnë për lëvizje, hapësirat e Qendrës së Studentëve” – ka shkruar QS.