Qendra Albanian Excellence e nderon presidenten Osmani me një çmim
Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence.
Presidenca ka bërë me dije se ky çmim i është dhënë për angazhimin e saj në ruajtjen dhe forcimin e shtyllave themelore të shtetësisë së Kosovës.
Sipas presidencës, çmimi është pranuar këshilltarja e saj, znj. Donika Kadaj.
“Kosova është një shtet i ndërtuar mbi sakrifica të mëdha dhe mbi një histori krenarie, rezistence dhe lufte për liri e drejtësi. Këto sakrifica na kujtojnë përherë përgjegjësinë tonë për të mbrojtur dhe avancuar sovranitetin, shtetësinë dhe integritetin tonë territorial. Presidentja Osmani ka qenë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e këtyre vlerave, duke i vendosur ato në qendër të agjendës së saj kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksoi znj. Kadaj gjatë fjalës së saj në ceremoni. “Përmes angazhimeve të saj institucionale, Presidentja Osmani ka forcuar partneritetet strategjike me aleatët tanë ndërkombëtarë, duke siguruar që Kosova të njihet si një shtet demokratik dhe i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit global,” ka thënë Kadaj.