Putini me këshillë sovjetike për rusët: Hiqni dorë nga pija, filloni të skijoni
Presidenti rus, Vladimir Putin, tani po e përqendron fjalimin e tij në çështje të brendshme, duke folur për familjen dhe subvencionet.
Ai madje u dha rusëve një këshillë me moto të periudhës sovjetike: “Ndaleni pirjen [e alkoolit], filloni të skijoni”, raporton televizioni BBC.
Putini foli për nevojën për përmirësimin e shëndetit të popullit dhe për ta zgjatur jetëgjatësinë mesatare, nga 73 vjet, sa është tash për tash, në 78 vjet deri më 20230.
Presidenti rus thotë se dëshiron që bashkëkombasit e tij “t’ia kushtojnë shumicën e kohës së tyre familjes”.
Më tej, ai e çmoi punën e organizatave për përkujdesje që “po i ndihmojnë të moshuarit dhe të sëmurët”.
Ai pretendoi se qeveria ruse është duke ndarë shuma të mëdha të parave për programe që do t’i ulin taksat për familje dhe do të ndahen mjete për nënat për të lindur më shumë fëmijë.
Putini premtoi se do të ketë masë nxitëse për familjet që u lind fëmija I tretë, ndërsa do të rritet shuma që u ndahet nënave që e lindin fëmijën e dytë.