Opozita lëshon sallën e Kuvendit pas moskalimit të kërkesave të tyre
Opozita e Kosovës ka lëshuar sallën e Kuvendit pasi pushteti nuk ua votoi kërkesën për debat parlamentar.
LDK, PDK e AAK kanë dalë nga salla pasi pushteti votoi kundër kërkesës për debat parlamentar për mbështetje të minatorëve e policisë.
Minatorët kanë hyrë tash e 10 ditë në grevë.
Ndërkaq, njësitë me elitare të Policisë së Kosovës protestuan dje para objektit të Qeverisë, pikërisht për kushte më të mira.
Ndërkohë, më herët, shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, kërkoi urgjentisht debat mbi këto çështje.
“Kemi procedu për një debat me një rezolutë, e cila i përkrah kërkesat e minatorëve të Trepçës. Tash e 10 ditë minatorët e Trepçës janë në grevë dhe ne për 10 dite nuk kemi dashtë me e sjell në Kuvend me politizu këtë çështje, sepse i kemi dhënë kohë qeverisë që tët zgjidh këtë çështje dhe minatorët të dalin nga greva. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur." - ka thënë Tahiri.
“Sot, duke pas parasysh që edhe rregullorja e lejon që të trajtohen çështjet urgjent. Pra të plotësohet dhe ndryshohet rendi i ditës. Ne rezolutën veç e kemi procedua dhe kërkojmë që sot të hyj si pikë e parë e kësaj seance miratimi i një rezolute me të cilën Parlamenti i Kosovës kërkon mbështetjen e kërkesave të minatorëve të Trepçës." - shtoi ai.
Kjo kërkesë është përkrahur edhe nga LDK-ja dhe AAK-ja.