Pushkë, shtatë xhaketa të ushtrisë: Policia tregon çfarë gjeti tek i dyshuari që sulmoi Policinë e KFOR-in
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e mbrëmshëm në veri, ku një i dyshuar kishte sulmuar Policinë dhe KFOR-in.
Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur shtatë xhaketa të ushtrisë.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Miokovice, Leposaviq 06.05.2024-04:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.