Punonjësit e RTK-së nuk ndalen, thërrasin protestë më 18 gusht: Ekzekutimi i menjëhershëm i pagave - NACIONALE

Punonjësit e RTK-së nuk ndalen, thërrasin protestë më 18 gusht: Ekzekutimi i menjëhershëm i pagave

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Punonjësit e RTK-së do të protestojnë sërish për të kërkuar pagat e tyre.

Gazetari Alban Selimi ka bërë me dije se një grup i punëtorëve të televizionit, që nuk janë mi pjesë e asnjë sindikate në RTK, do të protestojnë të hënën.

Ai ka treguar se kërkesa e tyre do të jetë ekzekutimi i menjëhershëm i pagave.

“Të dashur kolegë të RTK-së, Ne, një grup punëtorësh që nuk jemi pjesë e asnjë sindikate në RTK, do të organizojmë protestë paqësore për shkak të vonesës së papranueshme të pagave për muajin korrik 2025. Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë: ekzekutimi i menjëhershëm i pagave. Data: 18 gusht 2025 Ora: 09:30 deri në 10:30. Vendi: Para objektit të RTK-së, rr. “Xhemail Prishtina”, Prishtinë. Forma: Paqësore, pa asnjë ndërhyrje në rendin publik. Ju ftoj të gjithëve, edhe ju qe jeni pjese e sindikatave, për t’u bashkuar për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe për të kërkuar atë që na takon me të drejtë. Nuk ka gjunjëzim!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme