Punëtori humb jetën pasi bie nga objekti në ndërtim në Ferizaj - NACIONALE

Punëtori humb jetën pasi bie nga objekti në ndërtim në Ferizaj

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një punëtor ka humbur jetën sot në Ferizaj pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim në rrugën “Remzi Hoxha”.

Policia ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 11:45, ndërsa ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen në vendngjarje.

Dyshohet se viktima është një burrë 59-vjeçar, i cili ka rënë gjatë punimeve.

Autoritetet kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe forenzika dhe inspektorët e punës për të sqaruar rrethanat e rastit.

Lajme të ngjashme