Punëtorët teknikë paralajmërojnë grevë nga 2 shtator - NACIONALE

Punëtorët teknikë paralajmërojnë grevë nga 2 shtator

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat (SPSP), Jusuf Azemi, ka mbajtur takim me kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të QMF-së, të shkollave, të sigurimit të QKUK-së dhe UP-së.

Azemi tha se nësë shtatori nuk do të filloi me pagat 450 euro atëherë këto shoqata do të hyjnë në grevë nga data 2 shtator. Ai tha se do të kërkoj nënshkrimet e të gjithë punëtorëve për të qenë sa me real.

“Arsyeja e ftesës së këtij takimi, është sepse në marrëveshjen ne që jemi marr vesh me komunën e Prishtinës dhe me shumë institucione të tjera, 1 shtatori duhet të filloj me pagat 450 euro ashtu siç jemi marr vesh. Ne tender të gjitha këto paga kanë dalë me 450 euro, por sipas informacione me 1 shtator nëpër disa institucione nuk ka gjasa të filloj me paga 405 euro dhe unë i kam ftuar sot këtu kryetarët që të marrim vendim nëse komuna e Prishtinës, UP dhe QKUK nuk garanton që do të qetë mjetet shtesë për pagë 405 euro ne do të marrim vendim dhe data e fundit është e premte që do të kërkoj me shkrim nga të gjitha shoqatat, dhe me 2 shtator do të futen ne grevë. Për të qenë sa me real e dua firmën e secilit punëtor veç e veç, kjo është arsyeja sepse ne në marrëveshje me gjitha institucionet më 1 shtator duhet të fillojmë me pagën 405 euro”, ka thënë Jusuf Azemi.

Përfaqesuesja e QMF-së në Prishtinë Emine Sahiti ka thënë se kanë dashur të nisin grevën që nga sot, pasi premtime kan pasur edhe me herët por nuk janë realizuar.

“Ne kemi qenë të bindur që të mos e fillojmë punë që nga sot. Sa here na kanë premtuar dhe jemi tepër të zhgënjyer. Ne tepër kemi punuar deri tani se as një person ne Kosovë nuk besoj që mendon që është e mjaftueshme kjo pagë, jo e mjaftueshme kjo është shaka me ne, një muaj ditë të punosh me 200 euro. Deri kur më ne më këtë pagë veten nuk po mundemi me mbulu, po na vjen turp edhe nga familja dhe mos me mujt me mbulu atë pagë. Nuk paguhen as festat, paga është shumë e vogël, nuk e din as ku po jeton, kur ti dëgjosh duke folur për demokraci, për zhvillim, për shkuarjen në Evropë, për sene a kur mendoj ku jemi ne si me qenë në një vend tjetër jo në Kosovë”, deklaroj Sahiti.

Pakënaqësi u shprehen edhe nga Nazife Krasniqi, përfaqesuese e punëtorve teknikë nga Kuvendi i Kosovës.

“Ne kemi bërë kërkesa që të na rritet paga, ato nuk kanë lëvizur, në përjashtim një, dy herë nga 20 euro. 275 euro nuk është e mjaftueshme me punu. Ne kemi shumë obligime aty është seancë e rrijmë pas orarit të punës nuk na paguhen. Kemi me udhtu as nuk paguhet ushqim as kurrgjë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme