Punëtorët e RTK-së pa paga, gazetarja pubkikon mesazhin e bankës për këstin e kredisë: "Turp" - NACIONALE

Punëtorët e RTK-së pa paga, gazetarja pubkikon mesazhin e bankës për këstin e kredisë: "Turp"

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetarja e RTK-së, Jehona Zhitia, ka publikuar mesazhin e bankës në telefonin e saj për afatin për të paguar kredinë.

“Turp”, shkroi ajo, drejtuar qeverisë dhe institucioneve, në dritën e mbetjes së sërishme pa paga të rreth 700 punëtorëve të RTK-së.

Postimi i plotë:

Banka po pret me e kry kestin e kredise per muajin Nentor, e une po pres me dale paga e Tetorit.

Si gazetare e RTK-se qe 11 dite jam duke e prite rrogen me te cilen mbijetoj, por askush prej personave pergjegjes per kete nuk e qane koken. Po shihet qe kane pune me te medha, festa, ngjyra e glamur.

700 punetore te mediumit publik pa rroga.

TURP

Lajme të ngjashme