Punëtorët e kompanisë “Prishtina Parking” protestojnë: Kërkojnë rritjen e pagave - NACIONALE

Punëtorët e kompanisë “Prishtina Parking” protestojnë: Kërkojnë rritjen e pagave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e “Prishtina Parking” kanë protestuar sot para kompanisë, ata kanë kërkuar rritjen e pagave dhe pagimin e shujtës ditore.

Valon Sojeva, kryetar i shoqatës sindikal të kësaj ndërmarrje tha se punëtorët kanë punuar edhe pa pagë vetëm për të qenë pjese e sistemit, ai tregon se orari i punë është rritur, por nuk ka pasur rritje të pagës.

Sojeva thotë se kanë probleme edhe tjera si mos realizimi i kërkesës për të pasur makina me katër ulsë për të pasur policinë prezentë për mbrojtje ë punëtorëve.

“Prishtina Parking’ ka pasur shumë vështirësi në fillimin e punës, ka kontroller që ka punuar pa pagë vetëm që me hy në sistem në Komunën e Prishtinës. Kemi pasur kërcënime, rrahje gjatë procesit të punës, por që nuk e kemi ndalë asnjëherë punën. ‘Prishtina Parking’ ka pasur të kontraktuar një kompani për nënkontroller, puna jonë është kontroller nëse qytetari nuk paguan brenda 10 minuta ajo veturë bllokohet”, tha ai.

“Gjatë bllokimit vendosim një hekur, ajo kompania e kontraktuar ka qenë vetëm me vendos hekurin. Ajo kompani e ka pasur tenderin 350 mijë euro dhe është ndërprerë ajo. Përgjegjësia e tyre ka kaluar në dorën tonë në mënyrë të drejtë. Kemi kërkuar vetura me katër ulëse që me pasur asistencë edhe nga policia. Krejt këto na janë bërë dhe rritja e pagave është zero. Nga gjashtë orë na është rrit në tetë orë, pa ujë pa asgjë nuk mundemi me ia dal. Protesta jonë është për të rritur pagat dhe shujtën për pesë euro. Presim një takim që do të flasim për rritje të pagave dhe shujtës”, shtoi Sojeva.

Lajme të ngjashme