Puna e Institutit për Krime Lufte “mund të zgjasë me vite e dekada”, thotë drejtori Atdhe Hetemi - NACIONALE

Puna e Institutit për Krime Lufte “mund të zgjasë me vite e dekada”, thotë drejtori Atdhe Hetemi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me vite e dekada mund të zgjasë puna e Institutit për Krime Lufte, ka thënë drejtori Atdhe Hetemi në një intervistë për KosovaPress, duke folur për herë të parë pas dorëzimit të materialeve të para në këtë institut puna e të cilit formalisht nisi më 17 shkurt të këtij viti.

Puna e institutit sa i përket aspektit kohor, e kam theksuar në vazhdimësi, që nuk është çështje për të cilën ne mund të përcaktojmë afate kohore, fatkeqësisht për shkak të natyrës së punës. Një gjë është e sigurt që nuk mund të finalizohet puna, madje për një periudhë të shkurtër kohore, është një punë e cila do të zgjas me vite e dekada”, ka thënë ai.

Në njërën nga problemet kryesore, është gjithashtu fakti që si institut e kemi filluar punën në vitin 2023, respektivisht 2024. Dhe është një periudhë e gjatë kohore në krahasim me vitin kur ka përfunduar lufta në Kosovë. Dhe kjo është një prej problemeve të konsiderueshme”, tha ai mes tjerash.

I kemi tre folderë me dokumente që janë dorëzuar, njëri prej tyre ka materiale që dokumentojnë ftesat që shteti i atëhershëm serb u ka bërë qytetarëve serb që të mobilizohen për pjesëmarrje në luftë në forma të ndryshme. Njëri prej folderëve përbën dokumente që dëshmojnë listat e të të zhdukurve të të dy komunave, asaj të Fushë Kosovës dhe të Obiliqit. Dhe folderi i tretë në të gjenden dëshmitë e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në vitin 98-99, pastaj të vrarët apo të zhdukurit, emrat e të cilëve gjenden në kuadër të këtij folderi, janë prapë nga komuna e Fushë Kosovës, por edhe ka informata dhe dëshmi të tjera, të dokumentuara në vitin 2004 të asaj që është zbuluar për trupa të shqiptarëve të vrarë që janë zbuluara brenda Serbisë, respektivisht në Batajnicë, Petrovoselle, Banjabashqe dhe Liqeni Peroqac”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme