Pula ua kthen PDK-së e LDK-së: Fondi Sovran nuk ndërhyn në tregun e lirë - NACIONALE

Pula ua kthen PDK-së e LDK-së: Fondi Sovran nuk ndërhyn në tregun e lirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Pula, kryetar i grupit punues për themelimin e Fondit Sovran, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka mbrojtur këtë nismë të Qeverisë Kurti.

Në intervistë, ai është pyetur edhe për kritikat e PDK-së dhe LDK-së se ky fond nuk është i bazuar në parimet e tregut të lirë.

Pula ka thënë se nuk e di se mbi çfarë baze pretendojnë një gjë të tillë.

“Unë nuk e di, me qenë se nuk e kam parë dokumentin të cilin PDK-ja dhe poashtu partia tjetër opozitare LDK e kanë deponuar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk e di se në çfarë baze ata pretendojnë që Fondi nuk është i ndërtuar mbi bazën e parimit të tregut të lirë. Si korporatë financiare, Fondi Sovran do të operojë si kompani financiare. Ai nuk ndërhyn në treg, ai nuk merret, për shembull, me aktivitete komerciale, nuk ndërhyn në punën e ndërmarrjeve private dhe në asnjë mënyrë nuk cënon tregun. Në fakt, krijon tregje të reja, siç e përmenda tregun financiar, i cili sot nuk ekziston në Kosovë.

Unë nuk shoh asnjë argument të vlefshëm, i cili mund të pretendojë se Fondi Sovran disi shkon në kundërshtim me frymën e tregut.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme