Pula: Hetimet do të tregojnë si është bërë falsikimi i votave, amnisti për askënd - NACIONALE

Pula: Hetimet do të tregojnë si është bërë falsikimi i votave, amnisti për askënd

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se të gjitha prokuroritë në Kosovë kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informatave lidhur me persona që dyshohen se kanë manipuluar ose falsifikuar procesin e numërimit të votave.

Sipas saj, secila prokurori është në pritje të rezultateve përfundimtare zgjedhore për të vazhduar me hetime të mëtejshme penale.

Pula theksoi se për veprën penale të falsifikimit parashihet dënim deri në pesë vjet burg, duke qenë se bëhet fjalë për persona zyrtarë të emëruar.

“Hetimet do ta tregojnë se si është bërë ky falsifikim i rezultateve. Asnjë nga ta nuk do të amnistohet dhe secili që e ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme