Politikanët turq publikojnë hartën e Turqisë me ishujt grekë brenda saj, Greqia kërkon sqarim nga Erdogan - NACIONALE

Politikanët turq publikojnë hartën e Turqisë me ishujt grekë brenda saj, Greqia kërkon sqarim nga Erdogan

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas publikimit të një harte nga disa politikanë turq të cilët njëkohësisht janë pjesë e koalicionit të Erdoganit.

Në hartën që politikanët e mbajnë në dorë, disa ishuj grekë shihen si pjesë e Turqisë.

Mistorakis kërkoi shpjegim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kios, Samos të gjitha të konsumuara nga Turqia. Një ëndërr e ethshme e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo synim i vërtetë? Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit”, ka shkruar Mitsotakis.