Publikohet xhirollogaria ku qytetarët mund të ndihmojnë motrën e vëllain e 18-vjeçarit që u vra - NACIONALE

Publikohet xhirollogaria ku qytetarët mund të ndihmojnë motrën e vëllain e 18-vjeçarit që u vra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i familjes Fejzullahu të cilëve iu vra djali ditë më parë në Podujevë, Tomë Gashi ka publikuar xhirollogarinë ku mund të deponohen paratë si ndihmë për motrën dhe vëllain e tij.

Sipas Gashit, ata dy nuk mund të punojnë për arsye shëndetësore.

Në fotografitë e publikuara, shihet se është hapur fondi ku edhe mund të ndihmojnë qytetarët.

Ndryshe, Lulzim Fejzullahu u vra javën e kaluar pasi u rrah nga dy persona të mitur, të cilët tashmë ndodhen në paraburgim.

Lajme të ngjashme