Publikohet video e Afrim Bunjakut duke patrulluar pak para sulmit të 24 shtatorit - NACIONALE

Publikohet video e Afrim Bunjakut duke patrulluar pak para sulmit të 24 shtatorit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Janë publikuar pamje të zyrtarit policor, Afrim Bunjaku, tashmë i ndjerë, pak para sulmit të 24 shtatorit në Bajnskë.

“Tëvë1” ka publikuar një video ku ai shihet në veturë duke patrulluar rrugëve të Zveçanit.

Ndërkohë, sot bëhen një vit nga sulmi terrorist në Bajnskë.

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë në orët e para të datës 24 shtator të vitit të kaluar nga grupi terrorist i kriminelit serb Milan Radoiçiq.

Derisa patrullonte fshatin Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku kishte hasur në një barrikadë, ku në urën e fshatit ishin vendosur dy kamionë.

Afrim Bunjaku së bashku me disa kolegë të tij derisa ishin ofruar të kamionët kishte ndodhur një shpërthim dhe ishin dëgjuar të shtëna në drejtim të tyre. I vrarë kishte mbetur Afrim Bunjkau, ndërsa dy policë tjerë kishin mbetur të plagosur.

Lajme të ngjashme