Publikohet online programi i LDK’së: Mbi 100 projekte e 5 milardë investime - NACIONALE

Publikohet online programi i LDK’së: Mbi 100 projekte e 5 milardë investime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se e kanë publikuar online programin e “Rrugës së Re”.

Përveç njoftimit për publikimin e programit të “Rrugës së re”, Abdixhiku ka thënë se vendi nuk zhvillohet me lëmoshë.

Programin Politik ‘Rruga e Re’, atë të zhvillimit, projekteve të mëdha infrastrukturore, të investimeve rrënjësore në shëndetësi, arsim, teknologji, polici, mbrojtje, energjetikë, sport, kulturë e familje - dhe jo vetëm - mund ta shkarkoni në këtë link. Mbi 100 projekte e nisma kapitale për të ardhmen e Republikës tonë; plot 5 miliardë euro investime në 4 vjet. Këto janë zotimet tona, ky është udhërrëfimi ynë sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Kosova nuk zhvillohet me lëmoshë. Kosova nuk ndërtohet me varfëri ambiciesh. Kosova meriton zhvillim dhe ‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Atë e prezantuam para 8000 pjesëmarrësve më 19 nëntor; atë do ta prezantojmë secilën ditë nëpër Kosovë”, ka shkruar ai tutje.

Lajme të ngjashme