Publikohet një fotografi e Kadri Veselit, thuhet se është e fundit bashkë me prindërit e tij - NACIONALE

Publikohet një fotografi e Kadri Veselit, thuhet se është e fundit bashkë me prindërit e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hylmi Veseli, djali i vëllaut te Kadri Veselit, në dy vjetorin e arrestimit të ish-liderëve të UÇK-së, ka përkujtuar axhën e tij nëpërmjet fotografisë së fundit të ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës me prindërit e tij, të datës 5 nëntor 2020, rreth orës 08:00.

Në mbishkrimin e fotos, ai tha se Kadri Veseli disi e ndjente se nuk do t’i takonte më kurrë prindërit e tij.

Selfie ne mengjesin e dt. 05.11.2020 ora 08:02. Disi e ndjente se nuk do i takonte me!!”.

Sot janë bërë dy vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit nga ana e Gjykatës Speciale.

Për 2 vjet me radhë që nga koha e arrestimit, katër ish-krerët e UÇK-së po vazhdojnë të jenë në paraburgim. Të gjitha kërkesat e tyre për lirim me kusht, qoftë edhe në arrest shtëpiak, madje edhe në vende të treta (pra jo në Kosovë), janë refuzuar.

Lajme të ngjashme