Publikohet momenti i shpërthimit që e la të vrarë gjeneralin rus Kirillov - NACIONALE

Publikohet momenti i shpërthimit që e la të vrarë gjeneralin rus Kirillov

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në internet janë publikuar pamje të momentit kur nga një shpërthim në Moskë mbeti i vdekur gjenerali rus, Igor Kirillov.

Kirillovi dhe asistenti i tij shihen duke dalë nga një ndërtesë në kohë errësire. Pranë hyrjes së ndërtesës shihet një trotinet elektrik, ku besohet se ishte e vendosur lënda shpërthyese.

Me të dalë dy oficerët rusë, ndodh një shpërthim i fuqishëm.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Ukraina. Raportohet se prapa operacionit special qëndron shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU.

Lajme të ngjashme