Publikohen pamjet e tmerrshme të aksidentit në Prishtinë - NACIONALE

Publikohen pamjet e tmerrshme të aksidentit në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka ndodhur një aksident trafiku në kryeqytet, në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ku 8 persona të pranishëm në to kanë marrë lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar pranë institucioneve relevante shëndetësore për të pranuar tretman mjeksorë.

Aksidenti ka ndodhur në një nga udhëkryqet e kryeqytetit.

“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti për media.

Lajme të ngjashme