Publikohen pamjet e para nga “Ndeja e Shtalbave”, kryeministri Kurti i pranishëm
Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sonte “Ndejën e Shtalbave” për nder të mërgimtarëve, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar pamje nga ky organizim në male të Jerzercit.
Aty është parë i pranishëm edhe Kurti, ndërsa LVV në Ferizaj kishte thënë se do të marrin pjesë edhe ministra të Qeverisë e deputetë të LVV-së.
Postimi i plotë i Mehajt në Facebook:
Sot, në mes të bukurive të maleve të Jezercit, në ndejën e përvitshme të organizuar për nder të mërgimtarëve, pata rastin të bashkëbisedoj me bashkëatdhetarët tanë të cilët jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme të botës, por që zemrën e mendjen gjithmonë e kanë në Kosovë.
Mërgata çdoherë ka qenë shtysa më e madhe e ndryshimeve, energjia e lokomotiva që ka mbajtur gjallë popullin e atdhedashurinë, andaj sot e gjithmonë pritshmëritë e tyre, vizionin që e kanë për atdheun e mënyrën e qeverisjes duhet ta realizojmë.
Kritikat e kёshillat mё tё dobishme vijnё nga ata tё cilёt kanё parё shembuj tё mirё, prandaj janё aq tё nevojshme kёto takime.
Me 14 shkurt, bashkë kemi ndryshuar mendësinë politike, e çdo ditë jemi duke punuar për t'iu ofruar qytetarëve tanë siguri, stabilitet, kushte më të mira jetese, ndjenjën e barazisë me fqinjtë tanë e me çdo vend evropian në secilin aspekt.
Atdheu, është pulsi që na mban gjallë, e ne të gjithë bashkë jemi garantuesit që të mirat e këtij vendi t'i gëzojmë së bashku.
Mbi 2 milion mërgimtarëve që kanë hyrë në Kosovë gjatë këtyre dy muajve, ju dëshiroj pushime të këndshme.
Sot, në mes të bukurive të maleve të Jezercit, në ndejën e përvitshme të organizuar për nder të mërgimtarëve, pata...
Posted by Armend Mehaj on Saturday, August 6, 2022