Publikohen pamjet: autoblinda e FSK-së mbulohet nga tymi
Mediumi Kallxo.com ka publikuar pak më parë një video, në të cilën shihet një konvojë i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në mesin e autoblidnave të FSK-së, njëra nga to është kapluar nga tymi.
Në videon pak mbi 1 minutëshe, shihen ushtarët e FSK-së që largohen nga vendi ku po qëndron automjeti i FSK-së.
“Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është mbuluar nga tymi në magjistralen Prishtinë - Pejë, në fshatin Sllatinë”- ka shkruar mediumi Kallxo.com.