Publikohen emrat dhe fotografia e çiftit izraelit që u vra në Uashington - NACIONALE

Publikohen emrat dhe fotografia e çiftit izraelit që u vra në Uashington

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Izraelit në Uashington i ka publikuar emrat dhe fotografinë e çiftit që u vra në Uashington.

Ata quheshin Yaron dhe Sarah, sipas njoftimit të ambasadës. Të dy ishin pjesë e stafit të ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan, raporton televizioni BBC.

Viktimat ishin “në kulmin e jetës së tyre”, shkroi ambasada izraelite në rrjetin X, ku shtohet se stafi është “zemërthyer e i shkatërruar” nga ky rast.

“Asnjë fjalë nuk mund ta shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme” – thuhet më tej.

Për rastin është arrestuar një i dyshuar. Një dëshmitare ka thënë se i dyshuari tha që këtë veprim e bëri për Gazën.

Lajme të ngjashme