Haxhiu e çon në Prokurori raportin e Inspektoratit për Rastin Dehari: "Provat janë falsifikuar"
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka mbajtur një konferencë për medie ku ka shplosur të gjeturat e reja mbi vdekjen e Astrit Deharit.
Sipas Haxhiut, këto gjetje vin nga një raport inspektues i realizuar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë.
Haxhiu tha se gjetjet e Inspektoratit të MD-së përfshijnë në shkelje ligjore zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Lidhur me rastin e aktivistit Astrit Deharit, kemi pranuar informata të ndryshme lidhur me përfshirjen e personave përgjegjës për këtë rast. Kemi marrë informata për personat përgjegjës nga Inspektorati i MD-së”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Ajo ka thënë se incizimet e kamerave të sigurisë në Burgun e Prizrenit janë marrë nga zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe nga Kryeinspektori i MD-së para se ato t’i merrte Policia e Kosovës.
“Incizimet e kamerave të sigurisë janë marrë para se ato të i merrte policia nga data 5 qershor, duke vazhduar në datat 6 dhe 7. Zyrtarët korrektues dhe Kryeinspektori i MD-së i kanë marrë ato incizime para policisë”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu tha se këto gjetje do ti dergojnë te Kryeprokurori i Shtetit.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, gjatë kohës sa ishte duke u mbajtur në paraburgim.