Publikohen çmimet maksimale për shitjen e derivateve për 24 orë në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet maksimale për derviatet e naftës.
Çmimi i naftës është përcaktuar të shitet 1.70 euro për litër, për benzinë është 1.36 euro dhe çmimi maksimal për shtitjen e gazit është 0.76 euro.
Sipas MINT, këto çmime vlejnë për datën 8 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë.