PSRK dhe Akademia e Drejtësisë thellojnë bashkëpunimin për trajnimet profesionale - NACIONALE

PSRK dhe Akademia e Drejtësisë thellojnë bashkëpunimin për trajnimet profesionale

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, dhe stafin drejtues të Departamentit të Programeve të Trajnimit.

Gjatë takimit, palët diskutuan për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e trajnimeve profesionale. Sipas njoftimit, synimi i këtij bashkëpunimi është avancimi i kapaciteteve profesionale dhe rritja e efikasitetit në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Lajme të ngjashme