Pse u pajtova me Mazllamin? Ky është edhe urimi im për Bajram
Gazetari Berat Buzhala ka folur pas intervistës së tij me Imamin Mazllam Mazllamin.
Imami Mazllam ka marrë vëmendjen mediatike pasi që pranoi një makinë Mercedes nga xhemati, dhe pas kësaj ai doli në një video duke folur për flamurin kombëtare shqiptar.
Buzhala ka thënë se ka marrë shumë reagime pas intervistës së tij.
“Nuk isha i butë me Mazllamin, ai ishte racional në intervistë me mu i tha senet që unë kisha pas qejf me i ni të gjithë klerikët a mënon qashtu, ka mundësi që nuk mënon qashtu. E ki zor njëherë me thonë që na krejt jena vëllezër me thonë publikisht. E ki zor me thanë që kombi është më i rëndësishme se feja, e unë mendojë se herën e dytë e ki ma lehtë.” – ka thënë Buzhala.
Buzhala ndër të tjera ka folur edhe për lirinë e shprehjes, duke thënë se të gjithë kanë të drejtë për të folur.