“Pse u lejua të largohet Radoiçiqi?”: Analisti ka disa pyetje të rëndësishme për institucionet - NACIONALE

“Pse u lejua të largohet Radoiçiqi?”: Analisti ka disa pyetje të rëndësishme për institucionet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur disa pyetje për grupit terrorist të Banjskës dhe udhëheqësin e tij Milan Radoiçiq.

Ai ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë se pse kriminelit serb para një viti i është hequr fletarrestimi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se duhet të tregohet edhe pse është lejuar aq lehtë largimi i terroristeve nga territori i Kosovës.

Nuk la njeri pa i bërtitë Jeta Xharra në këtë vend.. Mirë ju bënë se nuk janë mësu me jap llogari, sidomos nga një grua. Edhe më shumë bërtitju.. derisa mësohen me mbajtë dhe me japë llogari për punët publike, se na për punë private nuk po i pyesim. ‘Pseeeeeee u tërhoq fletarrestimi për Millan Radoiçiqin?’ e pytke kryeprokurorin.. mos e leni pa e shiqu atë pjesë të intervistës. Përnjëmend kjo pyetje duhet me u përgjigjë sot se është interes shtetëror apo i sigurisë kombëtare të Kosovës. Pse para një viti u terheq fletarrestimi? Pse pastaj u lejua të ik nga policia kufitare? Pse pas sulmit terrorist të Banjskës u lejua të ik? Asnjëherë nuk u arrestua Bin Ladeni i Ballkanit, Radojciq.. Pse? Liria e tij nënkupton kërcënim direkt terrorist për Kosovën dhe NATOn. Pse? të gjithë po pyetemi dhe duam një përgjigje”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme