“Pse bre Sadri?”: Ramabaja bie viktimë e propagandës së medias serbe, sulmon ulët Visar Ymerin
Analisti Sadri Ramabaj, i cili njihet si mbështetës i flakët i VV-së, ka rënë pre e medias serbe “Kosovo Online”, e cila njihet si përkrahëse e presidentit serb Aleksader Vuçiq.
Duke e shpërndarë një tekst të medias në fjalë, e cila ka dezinformuar në titull, Ramabaja e ka quajtur Ymerin oportunist.
Ndaj këtyre pretendimeve, ka reaguar analisti Visar Ymeri.
Ky i fundit ka mohuar se i ka thënë gjerat që “Kosovo Online” i ka vendosur në titullin e tekstit.
“Pse bre Sadri? Pse shperndan media te perkrahura nga Vuciqi? Aq me teper pse bjen pre e titujve te ketyre mediave? Per nje person te cilin e njeh moti e me te cilin ki rast me u ballfaqu gati se per cdo nate ne Debat Plus. Ja ku e ke lidhjen per emisionin e plote dhe deklarimet komplet te asaj cka kom thane une per urat. Degjoje! Pastaj kritikoje sa te duash. Por aman mos u bo viktime e titujve te Kosovo Online se marre per bese”, ka shkruar Ymeri, teksa e ka shpërndar shkrimin e Ramabajës.
Në reagimin e Ymerin është përfshirë edhe Ramabaja.
“Visar, mirë do të ishte ta demantoje atë që ka raportar portali serb, duke u thirrë në deklatatën tënde. Madje as në komunikim me VK, në vegzën e shpërndarë, fare nuk e ke demantuar”, ka komentuar Ramabaj në statusin e Visar Ymerit.
Përgjigjja e këtij ët fundit ka qenë e shpejt.
“Sadri Ramabaja prape po bjen viktime e titujve. Une s’kam dhene deklarate per Kosovo Online. Ata e kane marre deklarimin nga VV Shoë dhe e kane transmetu ashtu. Nuk pres pergjegjesi etike prej mediave te Vuciqit. Prej teje kisha prit. Po get kot!”, ka shkruar Ymeri.
