“Pse 100, jo 300 euro ” – Kurti thotë se kërkesat e Sindikatave janë absurde - NACIONALE

“Pse 100, jo 300 euro ” – Kurti thotë se kërkesat e Sindikatave janë absurde

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekzekutimi i pjesshëm i pagës nuk ka të bëjë me inate, por sipas tij nuk mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë.

“Njerëzit duhet të paguhen për punën që e bëjnë sipas meritës … kërkesat që njerëzit të paguhen për punën që nuk e bëjnë janë kthim i avazit të vjetër.”, tha Kurti pas përurimit të Abetares.

“Kërkesat sindikale dhe greva si instrument nuk duhet të dalin përtej racionales, nuk duhet të jenë të palogjikshme. Sepse kur dikush thotë duhet të ma rrisësh pagën 100 euro pyetja është pse jo 300 euro .. planifikimet financiare shtetërore nuk bëhen në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se ka dialog social, sipas tij Ministrja e Arsimit tri herë ka takuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharin.

“Kërkesat iracionale nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë”, theksoi kryeministri i vendit./

Lajme të ngjashme