PSD sonte hap zyrtarisht fushatën me aktivitet simbolik prapa Kuvendit të Kosovës - NACIONALE

PSD sonte hap zyrtarisht fushatën me aktivitet simbolik prapa Kuvendit të Kosovës

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se sonte, duke filluar nga ora 21:00, do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës përmes një aktiviteti simbolik në Prishtinë.

Aktiviteti do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”, prapa Kuvendit të Kosovës, ndërsa para mediave do të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Nga PSD kanë ftuar mediat dhe qytetarët që ta ndjekin aktivitetin.

Lajme të ngjashme