PSD proteston para Kuvendit, e quan Qevrinë Kurti “regjim të Zajednicës” - NACIONALE

PSD proteston para Kuvendit, e quan Qevrinë Kurti “regjim të Zajednicës”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia SocialDemokrate ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës. Arsyeja e protestës ishte kundërshtimi i Qeverisë Kurti pas pranimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në fotografitë e dërguar nga fotografi i Nacionales, Visa Kadrolli, në protestë shihen kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie.

Ndërsa parulla kryesore është “Regjimi i Zajednicës”, parullë kritikuese ndaj pranimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë Kurti.

Lajme të ngjashme