PSD paralajmeron aksion pranë Ministrisë së Shëndetësisë
Sekretarja e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se më datën 13 shtator, duke filluar nga ora 11:00, partia së cilës i takon do të mbajë një aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
"Nesër, me datën 13 shtator (e martë), duke filluar nga ora 11:00, PSD do të mbajë aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë," - ka shkruar Kuçi
Ky është aksioni I dyte që PSD e bën kundër Ministris së Shëndetsisë. Javën e kaluar I kanë shtruar një tepih të kuq ministrit Latifi, në shenjë revolte për mos-punën e tij dhe vizitat e shumta në vende të ndryshme të botës.