PSD nesër mban edhe një aksion, pas “500 eurove” me fytyrën e Martin Berishajt - NACIONALE

PSD nesër mban edhe një aksion, pas “500 eurove” me fytyrën e Martin Berishajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër Partia Socialdemokrate pritet që të mbaj një aksion tjetër pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi e cila ka thënë se aksioni fillon nga ora 11:00.

“Nesër, me datën 18 janar (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, PSD do të mbajë një aksion simbolik pranë objektit të qeverisë.” – ka thënë ajo.

Ndryshe, PSD ka mbajtur aksion edhe dje, ku ka vendosur flamuj që kanë simbol 500 euro dhe fytyrën e ambasadorit Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në një aferë miliona eurosh.

Lajme të ngjashme